Verbruggen mbajti tulipanët në barazimin pa gola kundër Francës në moshën 21 vjeç e 307 ditë. Rekordi mbahej më parë nga Petr Cech, i cili nuk pranoi gol në fitoren 3-0 të Republikës Çeke ndaj Danimarkës në çerekfinalet e Euro 2004, në moshën 22 vjeç e 38 ditë.
Bart Verbruggen u përball me mungesën e goditjeve të sakta të Francës, duke bërë tre pritje, dy prej të cilave nga brenda zonës.