Portieri i Dritës, Faton Maloku, e ka kryer me sukses operacionin në ligamentin e tij.
Maloku këputi ligamentin e tij në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, duke humbur tashmë sezonin aktual.
Lajmin për operimin e tij e ka dhënë faqja zyrtare e klubit gjilanas ku thuhet:
“FORCA FATON. Portieri ynë, Faton Maloku sot ka kryer operacionin me suksese në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Gardiani ynë pritet t’i kryej gjitha procedurat e më tejme deri në shërim të plotë. FC DRITA i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në mesin tonë./TV Arbëria