Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se i njëjti kishte porositur në ShBA një pako me substancë të dyshuar narkotike, e cila kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur dhe konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh.
Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria