Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Popullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Popullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Japonia në vitin 2022 ka shënuar një rënie rekord prej gjysmë milioni banorësh në popullsinë e saj tashmë në pakësim, duke regjistruar vitin e 12-të radhazi në rënien e popullsisë.

Sipas të dhënave të qeverisë japoneze, ‘Kyodo News’ popullsia e vendit u pakësua për 556 mijë banorë në vitin 2022 duke shkuar në 124,9 milionë, me çka numri i shtetasve japonezë regjistroi rënie rekord që nga mbledhja e të dhënave të popullsisë në vitin 1950, shkruan AA.

Tendenca alarmante sugjeron një nevojë të menjëhershme që Tokio të krijojë një sistem social për të përballuar sfidën e dyfishtë të nivelit në rënie të lindjeve dhe popullsisë në plakje.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjitha 47 provincat e Japonisë, përveç Tokios, shënuan rënie të numrit të banorëve në baza vjetore.

Popullsia e provincës Okinawa, e cila përfshin mbi 150 ishuj, u pakësua me 0,01 për qind, respektivisht hera e parë që shënon rënie që nga kthimi i saj në sundimin japonez në vitin 1972.

Vendi gjithashtu shënoi një rënie të popullsisë së punës apo personave të moshës 15-64 vjeç, respektivisht për 296 mijë banorë, duke shkuar në gjithsej 74,2 milionë. Ky grup përbën 59,4 për qind të popullsisë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress