Analisti Durim Jasharaj tha në Pressing në T7 se Kurti dhe VV e ka aftësinë me manipulu. Ai tha se VV i ka fituar zgjedhjet për shkak se qeveritë e kaluara kanë qeverisë keq.
“Fitorja e LVV-së dhe Albin Kurtit vjen për shkak të aftësisë së tij për me manipulu. Këta po harrojnë një fakt të vetëm që ja kanë dhanë fitoren me duart e veta se me qeverisë mirë na nuk jemi të çmendur. Po këta kanë qeverisë qaq keq sa populli ka thanë na kanë ardhë te hunda”, tha Jasharaj.
”Pse ka me fitu ky prap, është se këta hala se kan kuptu pse i kanë humb zgjedhjet…Këta nuk merren me kritiku Kurtin për ata që duhet me kritiku”, shtoi ai.
Sipas tij, LVV nuk ka ditë me qeverisë me vendin sepse opozita nuk ka arritë me u bë alternativë.