Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Politikë para Portugalisë, Mbappe thirrje francezëve: Mos votoni Marine Le Pen!Nga A2 CNN

Politikë para Portugalisë, Mbappe thirrje francezëve: Mos votoni Marine Le Pen!Nga A2 CNN

Kapiteni i skuadrës franceze të futbollit, Kylian Mbappe, në deklaratën për mediat para ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 me Portugalinë, nuk ka nguruar të shprehë edhe qëndrimin e tij për zgjedhjet në Francë.

Ashtu siç bëri edhe para raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat iu fituan nga e djathta ekstreme e Marine Le Pen, kapiteni i “Les Blues” sërish komentoi situatën politike, duke u kërkuar francezëve të mos votojnë Tubimin Kombëtar.

Mendoj se më shumë se kurrë duhet të shkojmë në zgjedhje, është vërtet urgjente, nuk mund ta lëmë vendin tonë në duart e këtyre njerëzve, është vërtet urgjente”, tha Mbappe duke komentuar fitoren e partisë së Le Pen.

Ne i kemi parë rezultatet, është një fatkeqësi”, shtoi sulmuesi francez.

Mbappe ishte në mesin e disa lojtarëve francezë në Kampionatin Evropian që kërkoi të votohet kundër Marine Le Pen, për t’ia hequr ekstremit të djathtë mundësinë për të marrë kontrollin e parlamentit kombëtar të Francës.

Ai më parë u bëri thirrje votuesve të rinj në Francë që të refuzojnë ekstremizmin.

Ne jemi një brez që mund të bëjmë një ndryshim. Ne shohim se ekstremet po trokasin në derën e pushtetit dhe ne kemi mundësinë të formësojmë të ardhmen e vendit tonë“, tha sulmuesi i Real Madrid.

I pyetur rreth komenteve me përmbajtje politike nga djemtë e tij, trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se ai respekton të drejtën e lojtarëve të tij për ti shprehur këto pikëpamje.

Është vullneti i tyre i lirë. Duhet të pranojmë se janë lojtarë të mëdhenj, por edhe qytetarë të Francës dhe nuk janë imunë apo indiferentë ndaj situatës në vend”, tha trajneri francez.

Powered by WordPress