Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Politika pa norma

Politika pa norma

Shkruan: Afrim Kasolli

Kuvendi ka dështuar për të 47 herë për t’u konstituar. Një seri tashmë e zakonshme ky bllokim. Deri më tani deputet i kanë shpenzuar 1 milionë euro për punën që nuk e kanë kryer. Madje kjo gjendje ka fillua gradualisht të shndërrohet në gjendje normale.

Partitë politike kanë mbetur të bllokuara në pozicionet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje insiston fillimisht ne votimin e komisionit të fshehtë për zgjedhjen e krye parlamentarit. Kurse partitë “opozitare” këtë komision e konsiderojnë anti-kushtetues. Për ta zgjidhur këtë dilemë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, i është drejtuar edhe një herë Gjykatës Kushtetuese.

Kurse me 26 korrik kalon edhe afati një mujor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese nëpërmjet aktgjykimit të fundit, ku u bënë thirrje deputeteve që në një afat prej 30 ditës ta finalizojnë formimin e Kuvendit. Me shpenzimin eventual të këtij afati krahas që vendi nuk ka institucione legjitime të daluara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, po ashtu rrezikon të futet në një terren të pashkelur. Ku për herë të parë partitë politike nuk kanë vullnet politik për t’i përfillur detyrimet kushtetuese. Sepse aktgjykimi i fundit e thotë hapur se mandati i deputetit dhe mandati i Kuvendit janë të ndërlidhura, pasi që deputetët përfaqësojnë sovranin, por ky përfaqësim nuk mund të jetësohet në aspekt institucional pa konstituimin e Kuvendit; (ii) zgjedhja e Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë dhe kjo kërkon nga të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që ky i fundit të fillojë sa më shpejtë të funksionojë si organ ligjvënës, vendimmarrës dhe mbikëqyrës”.

Në këtë kontekst, dështimi për t’i jetësuar këto obligime, nuk është asgjë tjetër pos rrëshqitje në një krizë të paprecendnt juridike dhe politike. Me një Qeveri që i thotë vetit në detyrë, por të kontestuar në aspektin ligjor dhe në një realitet jokushtetues. Në këtë menyre po shtrohet terreni i operimit politik jashtë çdo norme. /TV Arbëria