Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policja serbe e Kosovës me gjuhë urrejtëse ndaj Granit Xhakës (FOTO)

Policja serbe e Kosovës me gjuhë urrejtëse ndaj Granit Xhakës (FOTO)

Mbrëmë për herë të dytë radhazi Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, i kanë dhënë një “shuplakë” të fortë Serbisë, duke e eliminuar nga Kupa e Botës Katar 2022, pas atij eliminimi spektakolar që i kishin bërë katër vite me parë në Rusi. Madje, para syve të Putinit.

Eliminimi për serbët ndoshta nuk do të kishte qenë aq i dhimbshëm nga Zvicra sikur ai të mos vinte nga dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Derisa Shaqiri bombardonte portën e Serbisë me gola, Xhaka u kujdes për anën tjetër patriotike, duke u përballur i vetëm ndaj provokimeve serbe.

Kjo ka bërë që policja serbe e Kosovës, Svetlana Raciceviq, që shërben në stacionin e Graçanicës, të përdorë gjuhën e urrejtjes.

“Kur mbytet një zotëri, mbytet me dorëza të bardha”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dorëzat e bardha janë përdorur nga njësia famëkeqe e Arkanit, e cila njihet për krimet mizore që ka bërë në Kosovë.

Kujtojmë që me rregullore policia nuk guxon të përdorë gjuhë politike e aq më shumë fyerje raciste, siç është ky i polices serbe të Graçanicës. /TV Arbëria

 

 

LEXO EDHE:

Marca: Zvicra, Serbia dhe Kosova e luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress