Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Policja në Suedi akuzohet se mashtroi me pushime shëndetësore për të qëndruar në Kosovë

Policja në Suedi akuzohet se mashtroi me pushime shëndetësore për të qëndruar në Kosovë

Një hetuese policore në Suedi ka përfunduar në gjykatë nën dyshimin se kishte mashtruar me pushime shëndetësore në mënyrë që t’ia zgjaste vetes pushimet e verës në Kosovë, për tri vjet radhazi.

Sipas mediave suedeze, nga hetimi paraprak i policisë rezulton se hetuesja, në të tre rastet, kishte qenë me pushime në Ballkan (fotoja e publikuar është nga Prizreni) dhe se, sipas shefit të saj, ajo kishte aplikuar për pushim, por nuk i ishte miratuar, në datat në të cilat më pas ishte raportuar si e sëmurë.

“Më duket për të ardhur keq, sepse si punonjëse kam një moral shumë të lartë pune. Në historikun tim të pranisë në punë, përndryshe nuk jam kurrë me leje mjekësore gjatë gjithë vitit”, ka deklaruar e njëjta gjatë marrjes në pyetje nga policia. “Kam të drejtë të jem e sëmurë”.