Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare policore në Shtime e ka dorëzuar një portofol të gjetur në rrugë.
Sipas njoftimit, në portofolio ishin 125 euro dhe dokumente personale, shkruan TV Arbëria.
“Më 10 shkurt 2025, një zyrtare policore në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur një portofol, në të cilin ndodheshin 125 euro dhe disa dokumente personale. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares së ligjshme, E.K”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Derisa Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.