Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia vazhdon me kontrollet e shtuara në trafik

Policia vazhdon me kontrollet e shtuara në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rajonal dhe Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, po vazhdojnë me zbatimin e planeve operative për kontroll të shtuara në komunikacionin rrugor, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, gjatë periudhës kohore 06.10.2025 – 14.10.2025, zyrtarët policorë të angazhuar në këtë plan kanë shqiptuar gjithsej 316 gjoba për kundërvajtje të ndryshme që lidhen me mosrespektimin e rregullave të komunikacionit rrugor, si dhe kanë konfiskuar 15 patentë-shoferë.
Kundërvajtjet më të shpeshta të evidentuara:
• Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit – 72 gjoba
• Xhama të errët (vendosja e folies apo materialeve tjera të paautorizuara) – 31 gjoba
• Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 13 gjoba
• Si dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt rrugor.
Angazhimet e Policisë së Rajonit të Prishtinës për sigurinë dhe disiplinën në trafik do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rajonit.