Tri veturat e djegura në Veri të vendit nuk ishin me targa RKS.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. E njëjta ka deklaruar se policia ishte njoftuar nga një qytetar serb që nuk ishte pronar i asnjërës nga veturat e djegura.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, kanë thënë nga PK për Dukagjinin.
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ishte ai i cili njoftoi më herët
se tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri të vendit.
/Arberia TV