Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia thotë se gruaja në Mitrovicë të Veriut raportoi rrejshëm që është dhunuar

Policia thotë se gruaja në Mitrovicë të Veriut raportoi rrejshëm që është dhunuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 nëntor një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është dhunuar nga një person në shtëpinë e saj.

I dyshuari, që ka qenë nën ndikimin e alkoolit, është dërguar në mbajtje e më pas është intervistuar.

Përvec tij është intervistuar edhe gruaja e që më pas Policia thotë se është vërtetuar se nuk ka pasur rast të dhunimit.

Rasti është ricilësuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë” ndaj gruas.

Njoftim i plotë:

Policia në Mitrovicë Veri zbardh rastin e raportuar si dhunim

Mitrovicë Veri , 05 Nëntor 2024

Me datën 04.11.2024, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri ishte raportuar një rast i dhunimit ku një femër kishte njoftuar policinë se ishte dhunuar nga një person në shtëpinë e saj në Mitrovicë Veri. Policia kishte vepruar menjëherë, kishte identifikuar personin i cili ishte shoqëruar në Stacionin Policor ndërsa pasi ishte kontaktuar prokurori, ishte iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Dhunim”.

Meqenëse i dyshuari potencial kishte qenë nën ndikim te alkoolit, ndaj tij ishte caktuar masa e ndalimit policor ndërsa policia kishte vazhduar me veprimet procedurale-hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Me datën 05.11.2024, pasi ishte intervistuar personi i dyshuar dhe pas veprimeve tjera hetimore si dhe intervistës shtesë nga viktima e supozuar, është vërtetuar se nuk ka pasur rast të dhunimit andaj është njoftuar prokurori dhe personit i është ndërprerë masa e ndalimit ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti është ri-cilësuar nga ,,Dhunim” në ,,Lajmërim apo kallëzim i rremë” ndaj të dyshuarës F.E., 41 vjeçare,  e cila fillimisht ishte paraqitur në cilësinë e viktimës.

 

 

 

Powered by WordPress