Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia suspendon një zyrtar policor, dyshohet se rrodhi informatën zyrtare

Policia suspendon një zyrtar policor, dyshohet se rrodhi informatën zyrtare

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka suspenduar një zyrtar policor për 72 orë.

I njëjti, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatës zyrtare.

“Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.