Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 982 gjoba trafiku, shkruan Arbëria TV.
Gjatë kësaj kohe është regjistruar një aksident me fatalitet, dhe 19 aksidente me dëme materiale.
Ndërkaq, 29 person janë arrestuar për një ditë në Kosovë, e 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
