Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të kaluara në vend ka shqiptuar 2056 gjoba në trafik.
Bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 10 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 31 me dëme materiale.
Derisa janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.