Nepotizëm i pastër: Sveçla ia bën Drejtor të Emergjencave vëllain e deputetës së VV’së

Genc Metaj, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe...

Elon Musk me superlativa për Giorgia Melonin: Një njeri i bukur

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar...

Në një ndërtesë komunale në BeH, muri është mbuluar me fotografitë e kriminelit të luftës Mlladiq

Emir Suljagiq, drejtor i Qendrës Memoriale Srebrenicë-Potoçari, ka postuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia shqiptare zbulon një rrjet prostitucioni, arreston dy tutore që u shfrytëzonin vajzat

Extra AL PVC

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni “Escort”, ku u godit një rrjet që shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion në Tiranë, duke vënë në pranga dy tutore, Anna Tkachenko nga Ukraina dhe Elena Maslova nga Rusia (në foto).

Gazetari Igli Çelmeta raporton se ka qenë një nga vajzat e shfrytëzuara, e cila ka bashkëpunuar me policinë, duke bërë që kjo fundit të zbulonte rrjetin.

Dy tutoret reklamonin vajzat në faqen “Escort Tirana” dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

Policia thote se këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

“Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi i policise

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Escort”, pas një hetimi të kryer me metoda speciale.

Arrestohen në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

Procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërive në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë regjistruar një procedim penal të vitit 2023 dhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

spot_img

Të fundit

Nepotizëm i pastër: Sveçla ia bën Drejtor të Emergjencave vëllain e deputetës së VV’së

Genc Metaj, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe...

Elon Musk me superlativa për Giorgia Melonin: Një njeri i bukur

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar...

Në një ndërtesë komunale në BeH, muri është mbuluar me fotografitë e kriminelit të luftës Mlladiq

Emir Suljagiq, drejtor i Qendrës Memoriale Srebrenicë-Potoçari, ka postuar...

Publikohet një video e Afrim Bunjakut duke patrulluar në rrugët e Zveçanit para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë është...

Nepotizëm i pastër: Sveçla ia bën Drejtor të Emergjencave vëllain e deputetës së VV’së

Genc Metaj, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj është emëruar Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. Emërimi i tij në...

Elon Musk me superlativa për Giorgia Melonin: Një njeri i bukur

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar Giorgia Melonin dhe për t’i dorëzuar asaj në New York çmimin “Global Citizen Award 2024”...

Në një ndërtesë komunale në BeH, muri është mbuluar me fotografitë e kriminelit të luftës Mlladiq

Emir Suljagiq, drejtor i Qendrës Memoriale Srebrenicë-Potoçari, ka postuar në rrjetin social X ku ka shpërndarë foto të bëra në një ndërtesë komunale në...