Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka shpallur në kërkim të dyshuarin Driton Sokoli.
Sokoli, i cili vjen nga Vushtrria, dyshohet për veprat penale ‘Mashtrim’, ‘Hyrja e paautorizuar kompjuterike’ dhe ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.
“Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të fotografuar (foto e bashkangjitur) të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në adresën elektronike [email protected], ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.”, thuhet në njoftim.