Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Policia serbe s’e lejon Rada Trajkoviqin të hyjë në Kosovë

Policia serbe s’e lejon Rada Trajkoviqin të hyjë në Kosovë

Politikania Rada Trajkoviq ka thënë se mëngjesin e sotëm policia serbe e ka ndaluar të hyjë në Kosovë.

Trajkoviq këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas mediumit ‘jugpress’ Trajkoviq ka thënë se policia serbe e kishte ndaluar derisa ishte duke shkuar në në takimin e paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare.

“Jam përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka thënë ajo.

Politikania serbe kishte njoftuar ditë më parë se kishte marrë kërcënime, e të cilat u ishin dërguar edhe fëmijëve të saj.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë time dhe të familjes sime është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, pati thënë ajo. /TV Arbëria 

Themes by WordPress