Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar një automjet të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro në Suharekë.
“Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet. Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë”.

