Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia sekuestron dy armë në Prishtinë

Policia sekuestron dy armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë

Sipas njoftimit, bastisja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

“Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën: Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

Teksa bëhet e ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.