Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia sekuestron cigare pa banderola dhe mbi 22 mijë euro në Gjilan, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Policia sekuestron cigare pa banderola dhe mbi 22 mijë euro në Gjilan, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Një person është shoqëruar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur mallra të ndaluara për tregti, përkatësisht cigare të llojeve të ndryshme pa banderola, si dhe një shumë prej 22 mijë e 515 euro para të gatshme.

Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallrat është dorëzuar në Doganë, ndërsa paratë janë sekuestruar përkohësisht, deri në sqarimin e prejardhjes së tyre.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë për veprimtari të ndaluar tregtare dhe shmangie nga detyrimet doganore.