Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia sekuestron 10 kg marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

Policia sekuestron 10 kg marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, ka arrestuar dy të dyshuar  nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.

Më tej thuhet se policia ka hasur dhe sekuestruar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 10 kg, armë zjarri, tre telefona dhe një automjete, transmeton Klankosova.tv

Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

“Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera: – Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram; – Katër fishekë; – Dy peshore elektronike; – Dy kuti me pajisje për pastrim të armëve; – Një foli plastike; si dhe – Të holla 3965 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.