Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Policia ruse arreston mbi 100 mbështetës të Navalnyt

Policia ruse arreston mbi 100 mbështetës të Navalnyt

Homazhet me lule për Alexei Navalny, armiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin, i cili vdiq të premten në një koloni penale ruse, u hoqën brenda natës nga grupe njerëzish të paidentifikuar ndërsa policia vëzhgonte.

Më shumë se 100 persona u arrestuan në tetë qytete në të gjithë Rusinë pasi erdhën për të vendosur lule në kujtim të Navalny, sipas OVD-Info, një grup që monitoron represionin politik në Rusi, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën, policia bllokoi hyrjen në një memorial në qytetin siberian të Novosibirsk dhe arrestoi disa njerëz atje, si dhe në një qytet tjetër siberian, Surgut, tha OVD-Info.