Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj.
Ndërkaq, sipas gazetares së Telegrafit, valixhja po kontrollohet nga njësia për deminim.
Ende nuk dihet se për çka dyshohet, mirëpo gazeta është munduar të marr informacion nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës dhe është në pritje të një përgjigje.