Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në veri të Mitrovicës: “Kanë ndodhur disa provokime”

Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në veri të Mitrovicës: “Kanë ndodhur disa provokime”

Policia e Kosovës, përmes stacionit në veri të Mitrovicës, ka reaguar për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut.

Policia njofton se kishte marrë paraprakisht njoftim për këtë aktivitet dhe ishte përkujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tij.

Sipas njoftimit, gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime, dhe me qëllim të evitimit të ndonjë përshkallëzimi, Policia ka ndërhyrë në kohë.

“Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën pa pasur nevojë për reagim shtesë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka inkurajuar raportimin e çdo sjelljeje të dyshuar apo të rrezikshme në numrin emergjent 192, duke theksuar rëndësinë e përbashkët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.