Dy raste të dhunës ndaj grave vetëm brenda 24 orëve, shkruan TV Arbëria.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë raportuar dy raste të dhunës ndaj grave, e të dyja në Pejë.
Në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, derisa njëra nga viktimat ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.
“Më datë 02.06.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.