Musliu-Shoshi: PDK do t’i fitojë zgjedhjet – qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për dështimet

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK do t’i...

OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt...

BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Bashkimi Evropian është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia: Punuam 10 muaj për zbulimin e laboratorit për përpunimin e heroinës e kokainës në Prishtinë

Extra AL PVC

Një laborator për përpunimin e heroinës dhe kokainës është zbuluar dhe shkatërruar në Prishtinë

Policia thotë se rezultati erdhi pas një pune hetimore rreth dhjetë muaj dhe se laboratori u zbulua në bodrumin e një banese në rrugën “Hyzri Talla” në kryeqytet.

“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se dyshohet se ky laborator “është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët janë ftuar që ta ndihmojnë Policinë dhe të bashkëpunojnë me të për çfarëdo informate që posedojnë “në funksion të luftimit të dukurive negative”.

spot_img

Të fundit

Musliu-Shoshi: PDK do t’i fitojë zgjedhjet – qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për dështimet

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK do t’i...

OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt...

“Kampioni mundet nga pretenduesi”

Kanë përfunduar ndeshjet e javes se gjashtë në Superligën...

DW: Si i rekruton “Shteti Islamik” adoleshentët në Evropë

Ai sulmoi konsullatën e përgjithshme të Izraelit në Mynih,...

Musliu-Shoshi: PDK do t’i fitojë zgjedhjet – qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për dështimet

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se qytetarët...

OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te...

“Kampioni mundet nga pretenduesi”

Kanë përfunduar ndeshjet e javes se gjashtë në Superligën e Kosoves. Prishtina shënoj fitore ndaj Dukagjinit 3-0, ndërkaq Llapi fitoj 0-1 në udhëtim te...