Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar një person të zhdukur.
Policia ka njoftuar se personi i zhdukur është Fadil Muqaj, i lindur më 1967 në Jabllanicë të madhe të Pejës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, ka njoftuar PK-ja.