Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave.
Siaps njoftimit, të njëjtit kërkohen për përfshirje në veprën “Mashtrimi”.
Derisa të njëjtëve u është publikuar edhe fotografia, shkruan TV Arbëria.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën mashtrim. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.