Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia publikon fotografinë e Driton Bekteshit, të kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë

Policia publikon fotografinë e Driton Bekteshit, të kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë

Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Personi që po kërkohet nga autoritetet e rendit është Driton Bekteshi nga Stanovci i Poshtëm i Vushtrrisë.

Atij madje i është publikuar edhe fotografia.

“Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +383 (0)28 532 364-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

– 044113781

– E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar PK-ja.