Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia përkujton Izet Demajn, i cili ra në krye të detyrës

Policia përkujton Izet Demajn, i cili ra në krye të detyrës

Policia e Kosovës e ka kujtuar Izet Demajn, zyrtarin policor, në përvjetorin e gjashtë të rënies së tij.

Në një postim në Facebook, policia bën të ditur se sot është organizuar ceremonia e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore kushtuar heroit tё Kosovёs, Izet Demaj.

“Pjesëmarrësit nderuan me respekt dhe mirënjohje veprën heroike të policit Izet Demaj, i cili dha jetën për të mbrojtur sigurinë dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës. Ky përvjetor shërben si kujtesë për sakrificën dhe përkushtimin e tij të pashoq në shërbim të vendit dhe komunitetit”.

“Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kontribuuan me pjesëmarrjen në këtë ceremoni përkujtimore”, thuhet në njoftim.