Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia e Kosovës thirrje qytetarëve: “Festoni me zemër, jo me armë”

Policia e Kosovës thirrje qytetarëve: “Festoni me zemër, jo me armë”

Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetar.

Policia ka shtuar prezencës e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fundvitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :

– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.

– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .

– Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.

– Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.

 /TV Arbëria