Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra në kufi me Serbinë.
Në automjetin e ndaluar, të cilin ka qenë duke e vozitur i dyshuari serb, janë gjetur 700 pako me cigare.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se cigaret kanë qenë me banderola të Serbisë.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet ‘kontrabanda me mallra’ në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi
Prishtinë, më 30.01.2025
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës -Lindje (Doganën e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren në brezin kufitar RKS-SRB.
Me datë 29.01.2025 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur mallrat/cigare (700 pako) me banderola të Serbisë.