Sot rreth orës 20:30 kanë ndodhur disa gjuajtje me armë zjarri, në rrugën Dëshmorët e kombit, në Prishtinë.
Për këtë rast TV Arbëria kishte njoftuar pak minuta më herët.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, për TV Arbëria ka njoftuar se policia ka nisur hetimet rreth rastit.
Sipas policisë bazuar në të dhënat e para nuk ka persona të lënduar.
Raporti i plotë i policisë:
Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar /TV Arbëria