Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia njofton për intervistë me gojë kandidatët që kaluan testin e shkathtësive fizike

Policia njofton për intervistë me gojë kandidatët që kaluan testin e shkathtësive fizike

Të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike i mbajtur me datën 31.07.2023 ftohen për intervistë me gojë, njofton policia.

Vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

“Në fillim të listës është informimi për kohën, datën dhe vendin se ku do të mbahet intervista”, njofton policia.

/TV Arbëria