Policia në Vushtrri, në kuadër të masave dhe aktiviteteve parandaluese me synim vetëdijesimin, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore.
Këto ligjërata kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rregullat themelore në trafikun rrugor me temën ‘Siguria në trafikun rrugor’.
Përmes ligjëratave dhe aktiviteteve plotësuese synohet të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e njohurive dhe rregullave elementare të sigurisë në trafik.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.