Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.

Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë kontrollit në automjetin Audi 4G me targa vendore të cilin e drejtonte dëshmitari, në ulësen e pasme të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishekë, në pronësi të të dyshuarit 33-vjeçar me inicialet S.M.

Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu njësia policore në Suharekë i është përgjigjur një rasti të vet aksident trafikut me lëndime në fshatin Tërrnje. Policia ka kontaktuar të dyshuarin 62-vjeçar me inicialet XH.B. i cili ishte vet aksidentuar me veturën e tij. Zyrtarët policorë kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë të tipit EKOL SPECIAL, kal. 9 mm me numër serik EV-1260433 me karikator në të cilin gjendeshin tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën në cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes.

“Pistoleta duket të ketë qenë me gas, mirëpo e konvertuar në armë zjarri. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Arma e konfiskuar në Suharekë