Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia në rajonin e Ferizajt me veturë inteligjente shqiptoi 680 gjoba gjatë janarit

Policia në rajonin e Ferizajt me veturë inteligjente shqiptoi 680 gjoba gjatë janarit

Policia në Ferizaj ka njoftuar se me veturë inteligjente ka identifikuar dhe shqiptuar 680 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë muajit janar të vitit 2025.

Shkeljet më të shpeshta përfshijnë:

– Mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes, 370 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 38 gjoba

– Skadimi i regjistrimit të automjetit, 32 gjoba

– Xhamat e errësuar në automjet, 29 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 20 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, 17 gjoba

– Tejkalime të parregullta, 12 gjoba

– Shkelje të tjera, 162 gjoba

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. Gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje të vërejtur në trafik.”