Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia në Prizren ndalon një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia në Prizren ndalon një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia ka bërë të ditur se një person është ndaluar për 48 orë për veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.

I njëjti dyshohet se duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm, për të përfituar prona me qira nga Agjencia Pyjore e Kosovës (APK).

Deri te ndalimi ka ardhur pasi 39 persona kanë paraqitur kërkesa për marrjen e parcelave në shfrytëzim nga APK në zona të ndryshme të rajonit të Prizrenit.

“Lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa”, thuhet në njoftim.