Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia në kërkim të një të dyshuari për zjarrvënie, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia në kërkim të një të dyshuari për zjarrvënie, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së një të dyshuari për zjarrvënie.

Personi i dyshuar që është identifikuar është Florent Bunjaku.

“Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku është bashkangjitur edhe një fotografi e të dyshuarit.