Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia në Gjakovë sekuestron 3200 pako cigare

Policia në Gjakovë sekuestron 3200 pako cigare

Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare. Prej pakove, 1500 ishin të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.

Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme.