Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 8 aksidente trafiku, prej tyre: 4 me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 6 persona dhe 4 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.