Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia në Ferizaj ka identifikuar një person të dyshuar për dhunë në familje pas një një video-incizim në rrjetet sociale

Policia në Ferizaj ka identifikuar një person të dyshuar për dhunë në familje pas një një video-incizim në rrjetet sociale

Sonte rreth orës 19:50, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrjetet sociale po qarkullonte një video-incizim, në të cilin dëgjohej një person duke bërtitur, duke ngritur dyshime për dhunë në familje.

Njësitë reaguese kanë identifikuar lokacionin në rrugën “Remzi Hoxha” dhe kanë shoqëruar në stacionin policor një person  (36 vjeç), për intervistim dhe për te sqaruar ç’do gjë rreth kësaj informate.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, “i cili ka autorizuar hetuesit e dhunës në familje, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.