Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia ndaloi atentatin e tretë ndaj Trumpit?

Policia ndaloi atentatin e tretë ndaj Trumpit?

Policia në Kaliforni ka arrestuar një burrë me armë pranjë një tubimi që po zhvillohej nga Donal Trump.

Sipas Sky News, 49-vjeçari u gjet me një pushkë gjahu, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë të shtunën pasdite.

Oficerët e ndaluan atë në një pikë kontrolli pranë tubimit në Coachella me një fuoristradë të zezë përpara se të mbërrinte Donald Trump.

Sherifi i qarkut Riverside, Chad Bianco tha në një konferencë shtypi të dielën se policia ndoshta “ndaloi atentatin e tretë”.

Megjithatë, një zyrtar federal i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë indikacion për momentin se ka pasur një atentat ndaj Trump të shtunën.

Rasti po hetohet nga Shërbimi Sekret dhe FBI.