Policia e Stacionit në jug të Mitrovicës ka realizuar një bastisje të mërkurën, pas dyshimeve për posedim ilegal të armëve.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, 75-vjeçarit H.B., është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 16 fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas liruar për procedurë të rregullt.
“Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar nje armë, pushkë automatike me 16 fishek. Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: H.B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar për veprën penale të “Mbajtjes së paautorizuar të armës”.