Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia konfiskon mall me vlerë prej 10,000 euro që po kontrabandohej për në Serbi

Policia konfiskon mall me vlerë prej 10,000 euro që po kontrabandohej për në Serbi

Në Jashanicë të Leposaviqit policia ka ndaluar dy kamionë me targa të Serbisë, të cilët po bartnin pemë dhe perime në vlerë rreth 10 mijë euro.

Të njëjtit po tentonin që mallin ta fusnin në Serbi. Malli bashkë me dy kamionët u dërguan në terminalin doganor, ndërsa dy vozitësit u liruan në procedurë të rregullt.

Fillimisht njësit policore gjatë patrullimit ndaluan kamionin e parë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull nga Kosova. Në kamionë kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth katër mijë euro.

Ndërkohë, në kamionin e dytë kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth gjashtë mijë euro.

/Arberia TV