Një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë sonte në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Gruaja shtatzënë raportohet se ishte duke pritur për të lindur.
Zyrtarja për informim e rajonit të Prishtrinës Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.