Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë – nisin hetimet për sqarimin e rastit

Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë – nisin hetimet për sqarimin e rastit

Nje grua ka vdekur në Podujevë si pasojë e rënies nga një ndërtesë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se vdekja e viktimës u konfirmua në vendngjarje.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Pllana tha se policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit.