Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen e “Universitetit” në Prishtinë, ku gjashtë vetura janë dëmtuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi për TV Arbëria rastin, derisa tha se bëhet fjalë për shpërthimin e nj♪7 granate dore.
“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai.
Borovci shtoi tutje se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje, ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.
“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ai.
Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes: